Nis “lufta tregtare”! Hyjnë në fuqi tarifat e Trump mbi Meksikën, Kanadanë dhe Kinën

04/03/2025 10:38

Sot hynë në fuqi tarifat prej 25% të Presidentit Donald Trump ndaj Meksikës dhe Kanadasë, një veprim i jashtëzakonshëm që synon të vendosë në rresht partnerët kryesorë tregtarë të Amerikës.

Por që sipas ekspertëve, në të njëjtën kohë rrezikojë të dobësojë ekonominë e Amerikës së Veriut, në një kohë stresi të konsiderueshëm.

Trump dyfishoi gjithashtu tarifat për të gjitha importet kineze nga 10 në 20%. “Presidenti i dha Kanadasë dhe Meksikës mundësi të mjaftueshme për të frenuar aktivitetin e rrezikshëm të karteleve dhe fluksin e drogave vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë, por ata nuk kanë arritur ta trajtojnë siç duhet situatën”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë pak para hyrjes në fuqi të tarifave, që vijnë në një kohë kur inflacioni vazhdon të mbetet i lartë. Amerikanët, dhe ekonomia amerikane në tërësi, janë në terren më të lëkundur, siç dëshmohet nga të dhënat e fundit, thotë CNN, e këto tarifa kërcënojnë të rrisin çmimet për një gamë të gjerë mallrash që importohen nga të tre vendet nën fjalë, që së bashku dërguan në SHBA mallra me vlerë 1.4 trilion dollarë vitin e kaluar, sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë.

Kjo përbën më shumë se 40% të vlerës së të gjitha mallrave që SHBA importoi në 2024-tën. Meksika, Kanadaja dhe Kina, sipas kësaj renditjeje, janë tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara, por Bashkimi Evropian prej 27 vendesh është partneri më madh. Në mbledhjen e parë të kabinetit të tij të ri të mërkurën, Presidenti Trump tha se do të shpallte “shumë shpejt” një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga BE-ja. BE-ja u zotua se do t’i përgjigjet “në mënyrë të vendosur dhe menjëherë” pengesave “të pajustifikuara” tregtare dhe sugjeroi se do të vendoste tarifat e veta ndaj importeve amerikane nëse Presidenti Trump vazhdon me planet e tij.

Në njoftimin e tij në “Truth Social”, Presidenti Trump tha se tarifat reciproke ndaj atyre vendeve që do tu vendosin tarifa mallrave amerikane, do të hynin në fuqi më 2 prill. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu për vendosjen e tarifave ndaj importeve në automobilë, lëndë drusore, produkteve farmaceutike e mallra të tjera.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta