Një aeroplan me dy vende rrëzohet në Filadelfia, plagosen pasagjerët
Rusia ka rënë dakord të ndihmojë administratën Trump të bisedojë me Iranin për një sërë çështjesh, duke përfshirë programin bërthamor të Teheranit dhe mbështetjen e tij për aleatët rajonalë anti-amerikanë.
Mediat shtetërore ruse cituan zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov që tha se Rusia beson se Shtetet e Bashkuara dhe Irani duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet përmes negociatave dhe se Moska është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet për ta arritur këtë.
Trump muajin e kaluar ringjalli fushatën e tij të presionit maksimal kundër Iranit, e cila përfshin përpjekjet për të reduktuar eksportet e naftës në zero, në mënyrë që të parandalojë Teheranin të marrë armë bërthamore. Irani ka mohuar se ky është qëllimi i tij.
Rusia ka forcuar lidhjet e saj me Republikën Islamike të Iranit që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me Iranin në janar të këtij viti.
Top Channel