Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabić konfirmoi sot se tre deputete janë plagosur dhe njëra prej tyre ndodhet në rrezik për jetën në spital, pas kaosit që shpërtheu në Kuvend.

Brnabić tha se tre deputetet e plagosura janë Jasmina Obradović, Jasmina Karanac dhe Sonja Ilić, e cila është tetë muaj shtatzënë.

Obradović (63), ekonomiste e diplomuar, ka qenë deputete që nga viti 2012. Ajo ka pësuar një goditje në kokë nga bomba që u hodh nga partia “Djilas” sot dhe aktualisht është në gjendje të rëndë, duke luftuar për jetën e saj.

Deputetja Jasmina Karanac u plagos kur u godit në kokë nga një granatë. Ajo u spërkat me sprej dhe u godit në kokë me një shishe, teksa pësoi dëmtime të rënda fizike.

Deputetja e tretë – Sonja Ilić, e cila është tetë muaj shtatzënë, u sëmur dhe u transferua në një institucion shëndetësor ku po luftojnë për të dhe për foshnjën e saj, tha Brnabicc.

Presidenti Vuçiç u nis për në spital për të vizituar deputeten Jasmina Obradović, e cila po lufton për jetën.


“Nëse ajo humb jetën, keni iniciuar diçka që nuk ka ekzistuar kurrë më parë në Serbi”, tha Brnabić në Kuvend, e cila më parë kishte propozuar që deputetët e shumicës qeverisëse të qëndrojnë në Kuvend pas orës 6 pasdite.

“Bombat me shok që hodhët i sëmurën deputetet, njëra prej të cilave tetë muaj shtatzëna. Ajo po lufton për jetën e saj dhe të foshnjes. Çfarë kuptimi ka të humbasësh foshnjën?” pyeti Brnabić ndërsa deputetët e opozitës vazhdonin të krijonin kaos, të tundnin fishekzjarrë dhe të bënin zhurmë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta