“Është ABC-ja e marketingut”/ Bien shitjet e Teslës në Europë, ekspertët: Hyrja në politikë, Musk po e shkatërron markën!

04/03/2025 10:42

“Është ABC-ja e marketingut: Mos u përfshi në politikë”, sipas konsulentit nga Nju Jorku, Robert Passikoff.

“Njerëzit nuk do të vazhdojnë të blejnë prodhimet e tua”. Për këtë mund të jetë tashmë tepër vonë, thotë VOA. Shitjet e kompanisë Tesla ranë me 45% në Evropë gjatë muajit janar, sipas të dhënave të firmës kërkimore Jato Dynamics, ndërkohë që shitjet e makinave elektrike në përgjithësi janë rritur. Rënia në Evropë, pason raportimet për rënie të shitjeve edhe në Kaliforni, tregu më i madh i kompanisë në Shtetet e Bashkuara, si dhe pas rënies së parë vjetore në rang global vitin e kaluar. Blerës që kanë anuluar porositë thonë se Elon Musk “ po e shkatërron markën me politikat e tij”.

Analistët e industrisë së automobilëve mendojnë se është tepër herët për të thënë se sa po ndikon zoti Musk tek ecuria e kompanisë Tesla, pasi ka edhe shumë faktorë të tjerë që mund të shpjegojnë vështirësitë e tanishme. Makina më e suksesshme në treg, ‘Model Y’, pritet të dalë me një model të ri këtë vit dhe për pasojë, shumë klientët mund të presin dhe mos blejnë modelin është aktualisht në treg. Gjithashtu, kompanitë evropiane dhe kineze të prodhimit të automjeteve janë duke iu afruar nivelit teknologjik të kompanisë Tesla, që udhëheq tregun botëror, duke ofruar makina me bateri me kapacitet më të lartë dhe me cilësi në rritje. Por në këto kushte, komentet politike të Musk tingëllojnë edhe më të pakujdesshme, thonë analistët e industrisë së automjeteve.

“Musk-u mendon se mund të thotë çdo gjë që dëshiron dhe nuk mendon se Tesla do të vuajë ndonjë pasojë”, thotë Seth Goldstein, analist në Morningstar. “Tesla ishte në pozicion në avantazh. Tashmë ka konkurencë të madhe?, thekson ai.

Shifrat për shitjet ishin në veçanti të dobëta në Gjermani dhe Francë gjatë muajit janar, me një rënie me 60%, që është më poshtë se mesatarja e rënies në mbi dymbëdhjetë vende europiane.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta