“Energjinë më të madhe e gjej tek hakmarrja, dua të marr hak”, Rama: Na kanë poshtëruar të huajt dhe tanët me dhjetëra e dhjetëra vite

04/03/2025 09:31

Live nga Berlini, kryeministri Edi Rama tha se të huajt dhe një pjesë e shqiptarëve e kanë poshtëruar Shqipërinë për dhjetëra e dhjetëra vite.

Ai u shpreh se donte të hakmerrej për këtë duke e ulur vendin në tryezën e Bashkimit Evropian.

Ku e gjen energjinë?

Rama: Veç hidros kemi edhe diellin. Energjinë më të madhe e di ku e gjej, tek hakmarrja, dua të marr hak, të marrim hak, na kanë poshtëruar shumë gjatë, na kanë poshtëruar të huajt, tanët, me dhjetëra e dhjetëra vite, tani është koha të marrim hak, e di është fantastike, të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE, njësoj me të tjerët dhe duke bërë për lezet atë shenjën, gropë kemi në fund fare si për mua që jam dy metra, si për ty.

 

 

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta