
Emigrimi i mjekëve tanë ka hyrë në një spirale të pandalshme dhe të rrezikshme.
Sipas një studimi të kryer nga qendra për studime ekonomike dhe sociale 4 në 10 mjekë duan të largohen nga Shqipëria. Vendit tonë i kanë ikur deri më tani 2500 mjekë, shumica e të cilëve gjatë dekadës së fundit.
Ilir Gëdeshi-qendra për studime ekonomike dhe sociale: Është një studim që u realizua gjatë vitit të kaluar, 2024, një studim që iu përgjigj me 729. Rreth 40% e mjekëve nga Shqipëria nga të gjitha grupmoshat dëshirojnë të emigrojnë në një të ardhme të afërt. Kjo shifër është shumë më e lartë në grupmoshën e re 24-40 vjeç është afërsisht 52 për qind, 1 në 2 mjekë të rinj dëshirojnë të largohen nga Shqipëria.
Sa mjekë ka në vendin tonë aktualisht dhe sa dalin në një vit nga fakulteti i mjekësisë?
Ilir Gëdeshi-qendra për studime ekonomike dhe sociale: Zyrtarisht kemi 5400 mjekë dhe çdo vit ne prodhojmë rreth 300-350, kemi 180 për 100 mijë banorë, që është një shifër e ulët po ta krahasojmë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe shumë e ulët nëse e krahasojmë me vendet e BE.
Ku emigrojnë më shumë mjekët shqiptarë?
Ilir Gëdeshi-qendra për studime ekonomike dhe sociale: Tek ne emigrojnë më shumë se 100 mjekë në vit, po të shikojmë Gjermaninë, është vendi i parë ku shkojnë mjekët shqiptarë aktualisht janë mbi 1100 mjekë nga Shqipëria. Krahasuar me 2013 kur janë dhënë shifrat e para nga Gjermania, këto shifra janë shtatëfishuar. Ky emigrim do të vijojë, është një humbje e kapitalit human në vend. Është një problem që duhet konsideruar prioritet.
Top Channel