Një person rreth 40 vjeç është gjetur pa jetë në rrugë afër shkollës Industriale në Vlorë.

Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se personi pa jetë është gjetur nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Gjatë kontrollit në trup nuk janë dalluar shenja dhune apo diçka e tillë, pasi në momentin e parë u mendua i vrarë.

Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dhe banorë, ndërkohë që mjekët shprehen se personi vuante nga epilepsia. Policia dhe ambulanca ende në vendngjarje.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta