Zelensky gati të nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve të rralla, por nuk planifikon të kërkojë falje për “sherrin” me Trump: Jap dorëheqjen nëse…

02/03/2025 23:04

Rruga për arritjen e një marrëveshjeje mes Kievit dhe Uashingtonit në lidhje me rezervat e rralla minerale të Ukrainës është e hapur tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, por ai nuk pranoi të kërkonte falje për “sherrin” në Shtëpinë e Bardhë.

“Jam i këmbyeshëm me NATO-n”, thotë ai. “Kam thënë që shkëmbehem për anëtarësim në NATO, atëherë do të thotë se e kam përmbushur misionin tim. NATO do të thotë se kam përmbushur misionin tim”, është shprehur Zelensky.

“Politika jonë është të vazhdojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën, ne jemi konstruktiv”, theksoi ai, duke shtuar se marrëveshja për mineralet është gati për t’u nënshkruar nga ministri.

“Marrëveshja që është në tryezë do të nënshkruhet nëse palët janë të gatshme”, tha Zelensky.

Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se ai beson se mund të shpëtojë marrëdhëniet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas takimit të tyre plot ngjarje në Zyrën Ovale më 28 shkurt. Megjithatë, ai sqaroi se raundi i ri i bisedimeve duhet të mbahet diku tjetër.

Kjo deklaratë erdhi pak orë pas Samitit të sotëm vendimtar me temë qendrore të ardhmen e Ukrainës, në prani të dhjetëra liderëve evropianë, përfshirë Volodymyr Zelensky, ku u konfirmua fryma e bashkimit të forcave në përpjekjen për të gjetur një “paqe të qëndrueshme dhe të drejtë”.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta