VIDEO/ Momentet nga tmerri i sulmit në një qendër tregtare në Rusi, 3 të plagosur, arrestohet autori

02/03/2025 21:39

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi në një qendër tregtare në Mytishchi, afër kryeqytetit të Moskës.

Sipas TASS, departamenti i policisë lokale mori një telefonatë për zhurma që dukeshin si të shtëna armësh në qendrën tregtare Krasny Kit.

Autoritetet evakuuan vizitorët nga qendra tregtare ndërsa ekipet e policisë mbërritën në vendngjarje.

Autori arrestua në vendngjarje nga policia lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA