“Të ulemi krah për krah me Greqinë si dy vende të barabarta”, Rama: Bashkë tek yjet e flamurit të BE-së

02/03/2025 12:29

“Të ulemi krah për krah me Greqinë si dy vende të barabarta”, kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama në Panairin e Punës.

Ai foli për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shtuar se si Shqipëria ashtu edhe Greqia të vijojnë rrugëtimin bashkë për anëtarësimin në BE.

“Për Shqipërinë është hapur e njëjta dritare e njëjtë me ju dhe shqiptarët e Evropës, na është dhënë mundësia të shohim derën e fundit për të hyrë në BE.

Për rrethana yjet tona dhe të Evropës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kemi një afat kohor që kemi dakordësuar me ta. Është afati më i shpejtë që i është dhënë ndonjë vendi në historinë e negociatave, jo vetëm sepse ne i kemi bërë detyrat mirë, ata duan ta kenë Shqipërinë brenda vetes, por ama është një moment që nuk do të jetë aty për gjithmonë. Gjërat mund të ndryshojnë ne duhet ta shfrytëzojmë.

Të ulemi krah për krah me Greqinë si dy vende të barabarta jo vetëm me zakon por edhe me ligj, jo vetëm me emocion por edhe me vulë. Si ne edhe Greqia të jemi bashkë tek yjet e flamurit të BE-së, ku është momenti historik”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA