
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka njoftuar një marrëveshje të re e cila i lejon Ukrainës të përdorë 1.6 miliardë paund të financimit të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë 5,000 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore.
Ai thotë se kjo do të krijojë vende pune në sektorin e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
“Kjo do të jetë jetike për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe forcimin e Ukrainës”, shton ai.
Ai ka thënë gjithashtu se Britania e Madhe është e përgatitur të mbrojë paqen në Ukrainë dhe kjo do të përfshijë “çizmet në tokë” dhe “aeroplanët në ajër”.
Ai thotë “jemi gati ta bëjmë me të tjerët”.
Kryeministri Starmer tha se “natyrisht” një marrëveshje paqeje do të duhet të përfshijë Rusinë, por ata “nuk mund të tregojnë kushtet”.
“Përndryshe nuk do të bëjmë asnjë përparim,” thotë ai.
“Nëse arrihet një marrëveshje, ajo duhet të mbrohet. Ajo që ne kemi parë në të kaluarën është një ndërprerje e miqësive pa asnjë mbështetje dhe që është shkelur rregullisht nga Rusia. Kjo është një situatë që duhet ta shmangim.”
I pyetur nga gazetarja, Starmer tha se ai “nuk e pranon që SHBA është një aleat jo i besueshëm”.
Ai theksoi se SHBA-ja ka qenë e besueshme për shumë dekada dhe vazhdon të jetë e besueshme.
Top Channel