Panairi i Punës në Greqi, thyhet gota gjatë fjalës së Ramës! Kryeministri: Kështu do plasë syri i keq i kënetës edhe në 11 maj

02/03/2025 16:33

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme takime me shqiptarët në Panairin e Punës në Greqi., e më pas mbajti një fjalim për të pranishmit.

Por gjatë fjalimit në sallë u thye një gotë, e që më pas Rama e shoqëroi me batuta, duke e konsideruar si “syrin e keq”.

“Duket sikur Shqipëria ka vetëm lajme të këqija, Shqipëria punon dhe zhvillon e zgjeron ekonominë, bëhet më konkurruese. Unë dua të ju them se nëse i referohemi pasqyrës së realitetit ekonomik dhe social nuk ka asnjë krahasim me një dekadë më parë kur morëm këtë drejtim.

Ata që thonë që Shqipëria është më keq, ose flasin qëllimisht keq për punët në Shqipëri ose nga mungesa e in formacionit bëhen përhapës.

Ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë shtuar. Paga mesatarë për mësuesit do të ishte 950 euro, ndërsa për mjekët do të ishte ku e ku mbi 1 mijë euro.

(Thyhet gota në sallë) Plasi syri i keq. Kështu do plasë edhe syri i keq i kënetës në 11 maj, po nuk kemi ardhur këtu për të bërë fushatë elektorale”, tha Rama.

Më pas në sallë u thye edhe një gotë tjetër, që po ashtu nuk u la pa u përmendur nga kryeministri, i cili ironizoi opozitën.

“Ja u thye edhe tjetra. Të dy sytë do t’i plasim… është thjesht çështje muajsh”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA