CEZ-DIA, “llogari” në Kushtetuese/ Ish-administratori Kastriot Ismailaj ka kërkuar të shfuqizohet dënimi me 11 vite burg

02/03/2025 19:48

Çështja e CEZ- DIA mbetet e në zhvillim e sipër jo vetëm nga SPAK.

Si një nga episodet që dërgoi nën arrest me burg Ilir Metën, llogaritë e CEZ- DIA janë hapur edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo gjykatë ka vendosur të kalojë në seancë plenare dhe të shqyrtojë në bazë dokumentesh një kërkesë të Kastriot Ismailaj, që kërkon shfuqizimin e të gjitha vendimeve që e deklaruan fajtor dhe e dënuan me 11 vite burgim.

Ismailaj, ish administratori i DIA, një kompani që duhet të mblidhte borxhet e CEZ kërkon shpalljen si jo kushtetues të këtyre vendime edhe për pjesën konfiskimit të 3.2 milionë dollarëve dhe gati 450 mijë eurove të konsideruara si të ardhura nga pastrimi i parave në aferën më të madhe të mashtrimit në vend.

Administratori u dënua nga drejtësia me akuzën më të rëndë atë të mashtrimit me pasoja të rënda

Por ndërsa Ismailaj u gjet fajtor gjatë një procesi penal të zakonshëm, për këtë çështje Prokuroria e Posaçme ka renditur dyshime edhe ndaj Metës që në cilësinë e ish ministrit të ekonomisë pretendohet se ka ndikuar në lidhjen e kontratës mes DIA dhe CEZ shpërndarje për identifikimin dhe mbledhjen e borxheve të prapambetura. SPAK thotë se gjatë kësaj kohe Meta ka pranuar favore nga administrator I DIAS, Ismailaj një version ky që kundërshtohet nga ish funksionari

E megjithatë fakt mbetet që Kastriot Ismailaj e ka mbarur dënimin dhe besohet që është larguar jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA