Angli/ Investigimi i “Mail on Sunday”! Fotot në Tik Tok dhe Facebook, “marrin në qafë” bosin shqiptar të trafikut të emigrantëve (Emri+Foto)

02/03/2025 12:50

Një shqiptari i është dashur të futet ilegalisht në Angli njësoj siç ai dhe grupi i tij kriminal në 2018, trafikuan nga Belgjika drejt Britanisë së Madhe me kamionë qindra bashkëkombës.

“Bosi i dëbuar i një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore i cili vuajti gjysmën e dënimit është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ky është titulli i gazetës Mail on Sunday të cilës i referohet Top Channel, kushtuar shqiptarit Alket Dauti i cili udhëhiqte një grup kriminal shqiptarë i përfshirë në trafikun e njerëzve mes tyre fëmijë nga Europa në Angli.

Emigrantët e trafikuar prej Alket Dautit paguanin 13,000 paund për një vend në pjesën e përparme të një kamioni dhe 8,000 paund për pjesën e pasme.

Ai u arrestua në apartamentin e tij në Penge, në juglindje të Londrës, në vitin 2018. Dauti u ekstradua në Belgjikë një vit më pas  ku ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burg.

Mail on Sunday shkruan se pas mbarimit të burgut në Belgjikë Alket Dauti publikoi në Facebook, Instagram dhe TikTok foto e video ku ai dukej duke drejtuar makinën në rrugët e  Londrës.

Disa ditë më pas thuhet në artikull ai i fshiu këto foto dhe video të cilat e dekonspiruan futjen e tij ilegalisht në Angli, ku kishte bashkëshorten dhe fëmijët në të njëjtën adrës ku u arrestua në 2018.

Kur u pyet nga Mail on Sunday, se si arriti të kthehej, Dauti tha:

“Kam dokumente… Çfarë do të thotë që nuk kam të drejtë të kthehem? Nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar.”

Kur iu tha se Home Office nuk ka asnjë të dhënë në sistemet e kalimit të kufirit  për kthimin e tij në Britani, ai  paralajmëroi gazetarët anglez të mos shkojmë më në shtëpinë e tij.

Alket Dauti u tha gazetarëve të Mail on Sunday,  se ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar “ligjërisht” që nga qershori i vitit të kaluar.

Ai shtoi se ka fluturuar në Aeroportin e Lutonit drejtpërdrejt nga Shqipëria. Zyrtarët e Home Office i thanë Mail on Sunday -së se nuk kanë asnjë të dhënë për hyrjen e Dautit në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo u ka shërbyer gazetarëve anglez të mbërrijnë në përfundim se ai është futur ilegalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA