
02/03 21:39
Keir Starmer përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke theksuar se “ne qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet”.
Ai gjithashtu theksoi “vendosmërinë e palëkundur” të të gjithë partnerëve për të arritur paqen e qëndrueshme.
Volodymyr Zelensky e falënderoi për mbështetjen e tij, ndërsa falënderoi edhe mbretin Charles që pranoi takimin e nesërm me të.
“Ne ndihemi me fat që kemi partnerë dhe miq të tillë,” vuri në dukje ai.
Zelensky pati një takim sot me kryeministrin e MB, ku iu ritheksua mbështetja, pas dështimit të bisedimeve një ditë më parë me Trump.
Top Channel