Vlorën e duan të huajt/ Shkurti si pranverë, qyteti bregdetar tërheq shumë turistë

01/03/2025 12:22

Një vend si Shqipëria, me kontrast bukurish det dhe mal dhe me një mot të tillë, shumë amerikanë do ta kishin ëndërr ta përjetonin. Kështu shprehet një familje amerikane që ka zbuluar së fundmi Shqipërinë dhe ka zgjedhur të shijojë Vlorën në këto ditë shkurti

“Jemi nga Kansas dhe jemi duke udhëtuar nëpër botë. Jam me gjithë familjen time, dhe prej një muaj ndodhemi në Vlorë. Nuk e di se si duket Vlora në verë, por në këtë periudhë është fantastike, një qytet me hapësira, me plazhe ku gjenden dhe rëra edhe guri, një qytet me projekte të mëdha në vazhdim. Absolutisht do vij dhe në verë ta vizitoj”.

“Një qytet perfekt me një mot fantastik as ftohet as ngrohtë, dhe hapësira të pafundme për të shijuar vrapin, ecjen sporte të ndryshme. Kemi gjetur këtu njerëz shumë të dashur, ushqimi është fantastik dhe nuk ndihesh kurrë vetëm. Jam e sigurt SE shumë Amerikan nuk kanë dëgjuar për Shqipërinë. Ne ndjehemi me fat që po e shijojmë”.

“Ne si fëmijë jemi shumë me fat pasi shumë amerikanë nuk munden të bëjnë këtë që po bëjmë ne, kemi takuar shumë fëmijë të tjerë shqiptar, kemi mësuar për Shqipërinë dhe kemi ndare eksperienca me ta”.

Moti me diell që ka karakterizuar këtë fundshkurti e ka mbushur bregdetin plot me turistë por edhe vendas që shijojnë detin, diellin dhe qetësinë që ofron qyteti këto ditë. Të huaj ka edhe nga Anglia, Ukraina apo India.

“Është hera ime e parë në Vlorë dhe Shqipëri, prej tre ditësh jam këtu dhe ky mot i mrekullueshëm vështirë të gjendet në Londër. Kemi shijuar çdo, jemi hedhur me parashutë. Apartamentet janë fanatstike, makinat me qira të ndihmojnë të eksplorosh qytetin. Një eksperiencë e bukur për mua.

“Online kisha lexuar shumë për Shqipërinë dhe sidomos për Vlorën dhe ja ku jam këtu hera e parë këtu. Po e shijoj dhe do sugjeroj edhe shokët e mi të vizitojnë Shqipërinë”.

Buzë Lungomares gjejmë edhe këtë nënë ukrainase që thotë se vetëm qetësia që gjen këtu i largon plagët e luftës.

“Ishte e vështirë të largohesha nga vendi im, por e detyruar prej luftës. Zgjodha Vlorën sepse ka shumë qetësi dhe këtu ndihem qetë. Prej 2 vitesh jetoj këtu, madje djali im do të fillojë edhe shkollën vitin tjetër”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA