“Soros futi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë”/ Rama ironizon Berishën: Si ia kushtoi jetën një miliarder bufit të kënetës?!

01/03/2025 12:27

Akuzat e opozitës se filantropi George Soros ka ndikim te drejtësia në vendin tonë, kryeministri Edi Rama, i quan qesharak.

Nga një takim që zhvilloi me strukturat e Partisë Socialiste në Kamëz, Rama tha ngriti pyetjen si ka mundësi që “një nga miliarderët më të mëdhenj në botë, ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri”.

“Tani thonë që reformën e paska bërë Soros. Po si? Futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë! Një miliarder, nga më të mëdhenjtë e botës, ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri. Të ishte ndonjë sorkadhe, ndonjë faza, hajde se thonë e la pa mend… janë plot gjëra që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që kemi bërë shumë dhe kemi vënë të gjitha bazat për të bërë finalen e një gjenerate me mandatin e katërt”, u shpreh kryesocialisti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA