Sherr me sende të forta mes vëllezërve në Berat, dëmtohet në kokë njëri prej tyre
01/03/2025 11:36
Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. H, dhe B. H, (vëllezër), pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Starovë, Berat, janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta (dru), shtetasit O. L, dhe F. L, (vëllezër). Si pasojë, shtetasi F. L., ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital, pa probleme për jetën.
Top Channel