Palestinezja u vra nga babai?! Marrin kthesë të papritur hetimet për ngjarjen! 49-vjeçari u prezantua si partneri, por autoritetet gjermane…

01/03/2025 15:38

Hetimet për vrasjen e 24-vjecares palestinese Rayyan Alwan, krim i ndodhur në Tiranë brenda një banese të marrë me qira, kanë marrë drejtim të papritur.

Pasi Shqipëria ka kërkuar nga gjermanët të njoftojnë prindërit e të ndjerës, autoritetet e huaja kanë vënë më dijeni grupin e hetimit në Shqipëri se kanë dyshime që Fadi Alwan është babai, që njëherazi është edhe personi në kërkim tanimë nga drejtësia jonë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

49-vjeçari, së bashku me viktimën, që mund të jetë e bija, është prezantuar si turist dhe të dy kanë thënë se janë partnerë. Për grupin e hetimit në Tiranë rezulton se të dy kishin hyrë me dokumente greke në territorin shqiptar përmes aeroportit të Rinasit.

Dhe po ashtu u zbulua që Fadi u largua katër ditë pasi erdhi me vajzën në Rinas. 24-vjeçarja u gjet e pajetë  pas një sinjalizimi në polici nga pronarja e banesës që vërejti se nuk kishte asnjë lëvizje në objektin qe kishte dhënë me qira.

Rayyan u gjet e masakruar me thikë dhe nga kamerat e sigurisë, policia ka zbuluar se 49-vjecari u largua në 22 shkurt, herët në mëngjes, për të udhëtuar fillimisht drejt Athinës e më pas drejt Amsterdamit, ku dhe ka zhdukur gjurmët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA