Nga përshëndetje të sjellshme te kërcënime me gisht: Si u përshkallëzua në pak minuta takimi Trump- Zelensky

01/03/2025 12:07

Ishte një takim i synuar për të diskutuar fundin e luftës në Ukrainë.

Pas një lufte fjalësh në fillim të këtij muaji, shumëkush shpresonte që samiti të çonte në një ngrohje të marrëdhënieve midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump – shumë pak mund ta kishin parashikuar që do të përfundonte në një përplasje në Zyrën Ovale.

Ja çfarë ndodhi:

– Diskutimet fillestare të Zelenskyt me Trumpin dukeshin miqësore, pasi presidenti amerikan tha se ishte një “nder” të priste presidentin ukrainas.

– Por gjërat morën shpejt një kthesë kur Zelensky sfidoi pohimin e nënpresidentit JD Vance se “rruga drejt paqes” është përmes diplomacisë. “Për çfarë lloj diplomacie po flisni?” – pyeti Zelensky, duke iu referuar agresionit të Rusisë në vitet para pushtimit.

– Vance më pas e akuzoi Zelenskyn për “mungesë respekti” përpara se të shtonte: “Duhet të falënderosh presidentin”.

– Zelensky tha se SHBA është e mbrojtur nga Rusia: “Ju keni një oqean të bukur dhe nuk e ndjeni tani, por do ta ndjeni në të ardhmen”.

– Trumpi ndërhyri dhe ngriti zërin, duke thënë: “Mos na thuaj se çfarë do të ndjejmë. Nuk je në pozicion për ta diktuar këtë”. Ai më pas e akuzoi Zelenskyn se po “luante kumar me Luftën e Tretë Botërore”.

– Situata u nxeh edhe më shumë kur Vance e pyeti Zelenskyn: “A ke thënë ndonjëherë faleminderit?

– Trump më pas kërcënoi: “Ose do të arrini një marrëveshje, ose ne largohemi”.

– Menjëherë pas kësaj, presidenti amerikan postoi një deklaratë ku thuhej se Zelensky duhet të kthehej në Washington kur të jetë “gati për paqe”, konferenca e planifikuar për shtyp u anulua dhe Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA