
Shqipëria po humbet çdo vit jo vetëm mjek human, por edhe ata veterinar.
Në Kongresin e Parë Ndërkombëtarë të Mjekësisë Veterinare, u diskutua se si mund të frenohet kjo hemorragji e bluzave të bardha.
Një ndër arsyet kryesore se përse mjeku veterinar po largohet drejt Europës, është paga, mjeku shqiptarë i kafshëve është më i keqpaguari në rajon.
“Në fakt do të duhet një ndërhyrje e shpejtë shtetërore në aspektin e veterinerëve sidomos atyre të rinjve siç është subvencionimi më Skema Kombëtare me pajisje veterinare. Kreditë e buta është një zë shumë pozitiv. Mjekësia veterinare duhet të rritet dhe standardizohet, nuk mund të themi që kemi një blegtori të shëndoshë pa veteriner me pajisje që diagnostikon sëmundjet”, u shpreh presidenti i UPMVSH, Ervin Resuli.
Për të qenë pjesë e BE një nga kriteret e kapitullit XII është siguria ushqimore dhe veterinaria. I vetmi produkt me origjina shtazore që eksporton Shqipëria është veza e klasit A, mishi dhe bulmeti janë prodhime të pasigurta për konsumatorin europain.
Që vendi ynë të çele tregjet e reja eurpianë për këto produkte, duhet që të rrisë cilësinë e mjekut veterinar dhe infrastrukturën laboratorike.
Matilda Xhepa, drejtorësh e autoritetit veterinar MBZhR thotë: “Shërbimi veterinar sot është në një moment historik me hapjen e negociatave që kërkon një proces në ngritjen e standardeve të shërbimit veterinar që ato të jenë të barabarta me ato të BE. Duke i dhënë mundësi këtij vendi hapjen e eksporteve dhe për të garantuar jetën e konsumatorit shqiptarë”.
Mjekësia veterinar është pjesë e rëndësishme për shëndetin e kafshëve, shëndetin publik dhe mjedisin. Cilësinë e mishit dhe të bulmetit e garanton një mjek I mirë veterinar.
Top Channel