
28/02 23:05
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajn ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.
Ai shprehet se i vjen keq që nuk do t’u bashkohet besimtarëve në darkat e përvitshme të iftarit.
“Me nisjen e Muajit te Ramazanit, muajit të sakrificës, adhurimit, mëshirës dhe faljes, i uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë dhe paqe.
Një urim i veçantë për vëllanë tim, @ahmedkalaja, që nuk harroi as këtë herë të m’i dërgonte hurmat e Arabisë këtu ku me kanë mbyllur e më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e përvitshme të iftarit.
Bekime të gjithëve! Të pranuar!”, shkruan Veliaj.
Top Channel