
Përpara se të shtrëngonte duart me Kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump Donald Trump u shpreh se nuk do të fliste për detajet e një force paqeruajtëse, pa u arritur një marrëveshje.
“Shpresoj që ta kemi atë problem kur të shqetësohemi për ruajtjen e paqes. Ne duhet të arrijmë atje së pari”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë”.
Edhe mes aleatëve evropianë ka dallime lidhur me dislokimin në të ardhmen të trupave në Ukrainë. Britania e Madhe mbështet një propozim të udhëhequr nga Franca, ndërsa vende të tjera, përfshirë Poloninë, e kanë përjashtuar atë. Starmer i mëshoi idesë së garancive të sgurisë, duke shtuar se Britania do të bëjë pjesën e saj për të mbështetur këtë sipërmarrje, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën, por vetëm me mbështetjen e SHBA-së.
Trump inga ana e tij, u shpreh i bindur se presidenti rus Vladimir Putin do ta “mbajë fjalën” nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për një marrëveshje paqeje “kanë avancuar mirë”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, i cili e vlerësoi Moskën për qëndrimin e mbajtur në negociata. Kur u pyet nëse mund t’i besohej vërtet Putinit, Trumpi u përgjigj: “Beso dhe verifiko”.
Top Channel