Palestër, lulishte, verandë dhe e lidhur me një banesë tjetër, SPAK sekuestron viën luksoze të vëllezërve Çopja

28/02/2025 13:16

Një vilë luksoze, pasuri të vëllezërve Çopja, është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Ndërtesa që përdorej nga Franc dhe Hajdar Çopja ndodhej në lagjen “5 Maji”në  Elbasan. Është një vilë private, me dy kate banimi, një tarracë e hapur mbi katin e dytë të banimit, një kat nëntokë, i përshtatur për palestër dhe i pajisur me vegla palestre, një oborr dhe lulishte në pjesën e përparme të godinës së banimit, verandë dhe lulishte në pjesën e pasme të godinës së banimit, si dhe një garazh i hapur nëpërmjet të cilit kalohej në një ndërtesë 1-katëshe, e përshtatur dhe e mobiluar me pajisje zyre.

Vetëm një javë më parë, SPAK iu sekuestroi vëllezërve Çopja edhe një biznes agroturizmi në Baldushk të Tiranës, që ofronte shërbime akomodimi në struktura hotelerie, bujtinë, shtëpi pushimi, vila, shërbim bar-restorant-kafe, etj, si dhe godinën e tokën, ku ushtronte aktivitetin ky operator ekonomik.

Këto pasuri dyshohet të ketë origjinë kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA