Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, Rama uron besimtarët: Agjërim të lehtë, harmoni dhe begati në familje
28/02/2025 19:26
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai uron që të ketë harmoni, qetësi dhe begati në familjet e çdo besimtari mysliman që agjëron këtë muaj.
“Të gjithë besimtarëve ju uroj një fillim të mbarë të muajit të Ramazanit, agjërim të lehtë, harmoni, qetësi dhe begati në familje Agjërim të lehtë dhe të pranuar“, shkruan Rama.
Top Channel