Policia ka zhvilluar një aksion në Mitrovicën e Veriut, ku janë zbuluar uniforma, pajisje ushtarake por edhe dokumentacione indoktrinuese.

Ato dëshmojnë se strukturat paralele, Mbrojtja Civile, është aktive në territorin e Kosovës.

Aksioni është zhvilluar në fshatin Rodel, pak kilometra në afërsi të kufirit me Serbinë. Serbia vazhdon të strehojë terroristin Millan Radojiçiç që është kupola.

Ka marrë informacion që në një shtëpi të pabanuar se mund të ketë armë. Policia ka intervenuar dhe ka gjetur armët dhe pas njoftimit të prokurorit të shtetit kanë sekuestruar.

Aksioni po vazhdon, kemi shoqëruar një person në stacion policor.

Pushkë, kondak, 19 fishekë, dylbi, 11 fishekë, karikatorë të zbrazët, rripë për pistoletë, dy gaz-maska, pajisje ushtarake për ushqim, ndihmë e parë, substanca e dyshuar e eksplozivit, xhaketa me mbishkrimin “Mbrojtja Civile”, edhe një uniformë të Mbrojtjes Civile që është e shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Ekziston mundësia që të jenë edhe dy armë për çka policia po punon për t’i gjetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA