
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri replikoi me kreun e PD-së, Sali Berisha në Kuvend.
Teksa Berisha deklaroi se Gjiknuri duhet të bëhej i penduar për ccështjen e McGonigal, deputeti socialist, i kujtoi historinë e Xhejms Trafikant.
“Sali me ty nuk ia vlen të bësh debate të vjetra. Sa herë del ndonjë akuzë, del gjithmonë diçka e lidhur me ty. Ta kam thënë aty jashtë “të kujtohet Xhejms Trafikani?. Po the, ma fute”. Unë nuk kam problem fare, dëshmoj kudo, kam dëshuar por e vërteta qëndron në tjetër vend. Ti je shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd, këtë nuk di ta them. Kompleksi i Xhejms Trafikantit do të përsëritet për herë të dytë. Mos mbaj shpresa te gjera që nuk ke siguri”, replikoi Gjiknuri.
Xhejms Traficant ka qenë kongresmen i republikan në Kongresin Amerikan, i cili ka ardhur disa herë në Shqipëri në mbështetje të Partisë Demokratike.
Në maj të vitit 2001, Traficant u akuzua për ryshfet, pengim të drejtësisë, konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, paraqitje të një deklarate tatimore të rreme dhe zhvatje. Ish-ndihmësit e tij thanë se Traficant u kërkonte atyre ryshfete nga pagat e tyre dhe i detyronte të punonin falas në shtëpinë dhe varkën e tij, e cila më vonë u mbyt.
Në prill të vitit 2002, pas një gjyqi 10-javor, herë pas here të çuditshëm, në të cilin ai mbrojti veten edhe një herë, Traficant u shpall fajtor për të gjitha akuzat. Ai u dënua me tetë vjet burg, duke u bërë ligjvënësi me dënimin më të gjatë me burg të dhënë ndonjëherë deri në atë kohë.
Top Channel