Panairi i punës për emigrantët në Athinë, Rama: Shumë kompani shqiptare do lidhen me bashkatdhetarët atje

27/02/2025 08:49

Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama po bashkëbisedon me qytetarët, ku u ndal Panairi i Punës që do të organizohet të dielën e 2 marsit në Athinë.

“Kemi një panair të madh në Athinë me 2 mars, në një ditë të gjatë me shumë aktivitete ku synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare të Shqipërisë në ndërtim, turizëm, inovacion me bashkatdhetarët tanë në Athinë edhe më gjerë mbase. Gjithë materiali do jetë në dispozicion edhe në një faqe web online, ku të gjithë mund të hyjnë dhe të shohin mundësitë që janë për të lidhur kontrata pune, qoftë sezonale për truizmin, ose vjetore qoftë në turizëm, ndërtim ose fusha të tjera”, u shpreh Rama.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA