
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve sot në rubrikën “Sy m’sy”.
“Do lodhem me të gjithë, përveç kënetës që janë të pakorrigjueshëm. Janë mallkimi që e ndjek Shqipërinë prej kohësh. Qëllon që dhe motra dhe vëllai nuk janë në terezi dje duhet t’i ndihmosh. Unë bëj timen por harrojeni pëlqimin. Nuk kërkoj të bëj krushqi me ata që s’më pëlqejnë. Shikoni momentin historik dhe oportunitetin që kemi. Duhet ta marrim atë emrin e-albania ta vëmë te tryeza e Këshillit Europian dhe të jemi të barabartë mes të barabartësh”-tha Rama.
Rama kishte një ‘porosi’ edhe për emigrantët e diasporës, kërkesa e të cilëve nuk është aprovuar për tu regjistruar në zgjedhje.
“Një porosi kam unë për shumë kënd në diasporës që nuk i është aprovuar regjistrimi. Kjo është karta e ID. Të gjithë atyre që nuk i është aprovuar, e kanë venë nga këtej kartën. Do ju lutesha shumë atyre që nuk i është aprovuar ta vendosni kartën nga pjesa e pasme. Duhet ta vendosni këtu lart që të marri adresën karta. U morëm vesh besoj”- u shpreh Rama.
Top Channel