Mësuesit e Korçës në grevë, kundërshtojnë uljen e pagës së grupit

27/02/2025 15:23

Ulja e pagës së grupit dhe mungesa e një zgjidhje nga Ministria e Arsimit po çon mësuesit drejt grevës.

Rreth 6500 mësues dhe edukatorë në të gjithë Shqipërinë janë prekur nga ulja e pagës së grupit prej të cilëve rreth 350 janë në qarkun e Korçës.

Takimet e deritanishme të Sindikatës së Pavarur të arsimit me Ministrinë e Arsimit për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate deri tani nuk kanë dhënë rezultat çka rrezikon nisjen e një greve.

Sipas kreut të Sindikatës së Mësuesve në Korçë situata është prej muajit qershor dhe pavarësisht se janë realizuar dy takime mes palëve, ende nuk ka një zgjidhje ndaj 31 marsi është afati i fundit i dakordësuar nga sindikata për Ministrinë e Arsimit me qëllim zgjidhjen e kësaj problematike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA