Me shpejtësi tej normave, 76-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në tokat bujqësore në aksin Lushnje-Plug

27/02/2025 18:13

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnje-Plug.

Korrespondenti i Top Channel Bledi Korreshi raporton se shtetasi Feti Rramanaj, 76 vjeç, është aksidentuar me mjetin tip Benz, ndërsa është transportuar me plagë të lehta në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I vetëm në makinë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normën, duke sjellë daljen nga rruga kryesore dhe përfundimin 400 metra brenda tokave bujqësore.

Sakaq, policia po vijon hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA