
Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, ministri Hasani: Një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut
08/07 12:56
Banorët e fshatrave Tragjas, Orikum, Dukat dhe Radhimë kanë protestuar kundër marrjes së burimit të ujit të Fshatit Tragjas.
Burimi i ujit nga lumi Izvor, thonë ata do përdoret për të furnizuar resortet e bregdetit të zonës së Dhërmiut
“Ne se kemi një rrugë o të flijohemi ose të largohemi nga ky vend”; “Nuk i kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që mjetet e rënda të punojnë për të shtruar tubacioniet për marrjen e ujit. Do ta ndjekim çështjen nga ana ligjore dhe burrërore”, thanë banorët.
Indinjatën e tyre kundër projektit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve banorët e shprehën edhe në këshillin bashkiak të Vlorës dy ditë më parë, ku i kërkuan kryebashkiakut të Vlorës të mbante përgjegjësi.
Top Channel