“Këneta më tha do të të marrë Trumpi zvarrë”/ Rama replikon me komentuesin: Do ta shihni marrëdhënien me Amerikën

27/02/2025 09:32

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit përmes “Facebook-ut” me ndjekësit, iu përgjigj pyetjeve për marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama kujtoi se gjatë mandatit të parë të Donald Trump në drejtimin e SHBA-së, opozita e paralajmëroi se “Trump do ta marrë zvarrë”. “Por, si vazhdoi në të vërtetë puna”, pyeti kryeministri.

“O vdeksha unë për ty. Ca do të dish për marrëdhënien me Soros, apo ta kanë marrë edhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë. Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe u mban këneta peng. Ju kujtohen kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vete se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet”, tha kreu i qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA