
Deputeti socialist, Pandeli Majko ka bërë ironi me demokratët dhe godinën e SHQUP-it që prej vitit 2013 është shërben si seli e demokratëve.
Duke folur në Kuvend, ai tha se në atë godinë bëheshin vetëm vakitë, një e tillë u bë edhe për Ramiz Alinë, ish-Presidentin komunist.
“Unë kam pasur një mik që ishte anti-komunist. Kur drejtuesi juaj ishte anëtar i Partisë Komuniste, ai ka luftuar në Vjetnam. E kam për nder dhe kënaqësi, e kam pasur mik. Quhej Leka Zogu, sot nuk jeton më. Mbi të gjitha si mik t’ju jap një këshillë, sado ironike t’u duket ajo dëgjojeni me qetësi. Ndërroni godinë se ajo është godinë që sjell fat jo të mirë.
Në forcat e Armatosura godina e SHQUP-it së fundmi është përdorur kryesisht për vaki. Në atë godinë është bërë edhe vakia e Ramiz Alisë. Më dëgjoni mua, godina ku është bërë vakia e Ramiz Alisë, nuk iu nxit që njerëzit të reflektojnë për ndonjë fillim. Kam frikë se është e kundërta”.
Top Channel