VIDEO/ Të shtëna me armë në Sydney, dy persona hapin zjarr në një festë në plazh, të paktën 10 viktima
Një burrë tunizian që goditi për vdekje me thikë tre persona në një sulm terrorist në një kishë në Nis, madje duke i prerë kokën një prej viktimave, është dënuar me burgim të përjetshëm në Francë .
Brahim Aouissaoui, 25 vjeç, i kishte thënë gjykatës speciale në Paris se nuk i kujtohej sulmi në tetor 2020. Ai më vonë pranoi se po hakmerrej ndaj perëndimorëve që sipas tij, vrasin muslimanë çdo ditë.
I armatosur me një thikë kuzhine, Aouissaoui thuajse i preu kokën 60-vjeçares Nadine Devillers, goditi Barereto Silva, një punonjëse kujdesi franko-brazilian 44-vjeçar dhe preu fytin e Vincent Loqués, një punëtor 55-vjeçar i kishës, në Notre-D.
Ai u dënua për tre vrasje dhe gjashtë tentativa vrasjeje, shkruan Guardian.
Të mërkurën gjykata mori vendimin e rrallë për t’i dhënë atij dënimin maksimal me burgim të përjetshëm me pothuajse asnjë shans për lirim me kusht për vrasjet makabër.
Top Channel