Debati për gjuhën shqipe/ Ambasadori shqiptar Meidani: Është e çimentuar në themelet e Maqedonisë së Veriut, nuk ka asgjë që e cenon

27/02/2025 12:46

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani komentoi për TV21 debatin për gjuhën shqipe.

Ai theksoi se nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, pasi është një realitet i pamohueshëm.

Meidani tha se, gjuha shqipe është një e drejtë kushtetuese e fituar dhe shtoi se, është e çimentuar që në themelet e këtij shteti.

“Nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, është një realitet i pamohueshëm këtu, në Shqipëri dhe në rajon. Nuk I kuptoj nuancat dhe nuk dua të hyjë në të tilla diskutime që kryeministri i definoi si labirinte juridiko apo gazetareske të çështjes. Çështja e gjuhës shqipe është një çështje e të drejtave kushtetuese në këtë vend dhe për rrjedhojë është e çimentuar në themelet e këtij shteti. Mos keni asnjë shqetësim se është një e drejtë kushtetuese e fituar dhe një nga pilarët e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Meidani.

Në lidhje me ngjarjen që ndodhi në festën e 28 Nëntorit, ku një polic maqedonas hoqi flamurin shqiptar nga një shtyllë, Meidani tha se janë në pritje të një vendimi zyrtar dhe nuk dëshiron ta paragjykojë rastin.

“Po pres një vendim s ai përket kësaj gjëje. Sigurisht se nuk është fare e këndshme dhe nuk mund të fshihemi pas faktit se ishte duke zhvendosur apo ku e di unë, se zhvendosja në këtë rast është në autoritetin e bashkisë, se kur mbaron një aktivitet duhet të hiqen ato simbole që ishin vendosur për rastin në fjalë. Jemi në pritje dhe nuk dua ta paragjykojë rastin”, tha Meidani.

Por, a pret ambasadori që të ketë masa për këtë rast? Ai tha se ligjet e Maqedonisë së Veriut duhet të vlejnë për të gjithë, pa dallime.

“Mendoj që ligjet e Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze dhe të drejtë për këdo shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ky është qëndrimi zyrtarë i yni”, tha ai.

“Luanin nuk e preokupon opinioni i deleve”, kështu u përgjigj ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani për të gjithë ata që e komentojnë dhe e sulmojnë për punën e tij.

Ai tha se nuk ka publicitet të keq dhe të gjithë i falënderon.

“Në radhë të pare më vjen në mendje shprehja se nuk ka publicitet të keq dhe sa i përket individëve që ju thoni, do të doja të përfitoja nga platforma që më dhatë këtu sot, t’i falënderojë në radhë të parë që më ndjekin me përkushtim, në radhë të dytë, që më komentojnë takimet dhe mesazhet që unë jap. Më bjen në mendje edhe një shprehje tjetër, “Luanin nuk e preokupon opinion i deleve”, tha Meidani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA