Masakër në një universitet në SHBA, dy të vdekur dhe tetë të plagosur. Arratiset autori
Burimet në PD të gazetares së Top Channel, Elda Menga bëjnë me dije se ish prokurori Arjan Ndoja do të jetë pjesë e primareve që do mbahen më 1 mars.
Sipas informacioneve, ai synon të kandidojë në qarkun e Durrësit.
Kujtojmë se Ndoja u shkarkua nga Vetingu në vitin 2022 për kontakte me emra të krimit, ndërsa i shpëtoi atentatit 6 vite më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit largoi nga drejtësia prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, i cili iu nënshtrua procesit vetëm për dy kritere. Pikërisht aftësitë profesionale dhe papërshtatshmëria e figurës i kushtuan karrierën prokurorit që u vendos në qendër të një atentati me armë zjarri.
KPK vlerëson se gjatë asaj dite në automjetin që u godit me armë zjarri gjendej edhe një person i papërshtatshëm si Aleksandër Laho, i konsideruar nga Vettingu si lidhje e dyshimtë e prokurorit. Kundërshtimet e Arjan Ndojës ku pretendoi se nuk kishte informacion mbi të shkuarën e Lahos, ndryshe Rumi, nuk u konsideruan nga vettingu.
Mbas atentatit ku humbi jetën Andi Maloku, shoferi i prokurorit, Arjan Ndojës iu vendosën truproja, të cilit sipas ligjit duhet të ruajnë atë derisa të shprehet KPA, që është shkalla e dytë e vettingut .
Ndërkohë nga ana tjetër, Xhemal Gjunkshi ka braktisur Lulzim Bashën dhe futet në primaret e Dibrës.

Top Channel