Strasburgu i dha të drejtë, Rama lexon vendimin për Thoma Gëllçin: Evropa na shikon përmes instrumentit të saj, që drejtësia të mos rrëshqasë drejt Moskës

26/02/2025 10:12

Kryeministri Edi Rama lexoi mesazhin e avokatit të ish drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi në Grupin e PS, ku tregonte se Strasburgu i kishte dhënë të drejtë.

Ai theksoi se Evropa, vendi i cili Shqipëria synon të shkojë, vëzhgon përmes instrumentit të saj, që drejtësia mos të shkojë drejt Moskës.

Rama: Gjykata e Strasburgut shihni çfarë ka thënë për paraburgimin e ish drejtorit të RTSH, që unë nuk kam marrë kurrë përsipër të them në ishte i fajshëm apo i pafajshëm, sepse ai ka bërë procesin, është dënuar e të tjerë, janë dy gjëra të ndryshme nuk thotë askush mos heto të mos dënojnë ata që kanë futur duart në xhepin e taksapaguesve apo që kanë abuzuar me besimin e zgjedhësve, por ama atje në Strasburg atje ku Evropa do të bëjë pjesë na shikon përmes instrumentit që ka krijuar për të mos e lënë drejtësinë të rrëshqasë përmes Moskës, në emër të ndëshkimit por për ta bërë drejtësinë të barabartë thotë autoritetet shqiptare nuk kishin prova për të mbështetur pretendimin se Gëllçit që përbënte rrezik arratisje, ai u kthye vullnetarisht në Shqipëri, kur pavarësia kthehet në Cartabianka për të shkelur të drejtat e njeriut.

Më ka shkruar avokati i Gëllçit, është dënimi edhe për shtetin shqiptar këtu, ‘arrestimet janë bërë bukë e djathë nga SPAK, u intereson më shumë shfaqja me prerje kokash’, iu nderuar avokat e dini kush e ka nisur hetimin në universitetin bujqësor e ka nisur Shërbimi Informativ dhe Policia e Shtetit. Nuk ka degë dhe gjethe afër dhe rreth meje që nëse i ka hyrë miza unë të shmang krasitjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA