
Në mbledhjen e parë fizike të qeverisë së Kosovës që pas zgjedhjeve, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrjeve ministrave të kabinetit të tij të vazhdojnë me punët që ai i cilësoi si të mira.
Kurti e bëri këtë thirrje derisa shtoi se, Lëvizjes Vetëvendosje si parti fituese i takon formimi i qeverisë së re.
Kreu i Qeverisë mes tjerash ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të punojë në ruajtjen e votës së qytetarëve.
Më 23 shkurt përfundoi numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, duke i hapur rrugë kështu numërimit të votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Pasditen e së mërkurës, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nis numërimi i votave nga votimi i diasporës në përfaqësitë diplomatike.
Top Channel