“Po të mos ishte kjo parti, s’do të shikonim kurrë hetime VIP në Shqipëri”, Rama: Ne e ngritëm dhe mbështetëm SPAK e GJKKO

26/02/2025 09:40

Kryeministri Edi Rama ripërsëriti se ishte PS ajo që ngriti dhe mbështeti SPAK e GJKKO.

Ai theksoi se “po të mos ishte kjo parti, s’do të shikonim kurrë hetime VIP në Shqipëri”.

Rama: Edhe në radhët e pavarurve që kërkojnë pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër ndërkohë që unë ajo që kërkoj unë që kërkoj është një drejtësi e pavarur dhe evropiane, tani nuk e di se ku e gjen zoti afrim apo secili si zoti afrim flasin për strategji elektorale për të minuar hetimet vip të drejtësisë, paraqet si fakt një fantazi të tijën, këtu fillon problemi i madh që ne e kemi me pasqyrat tona të informacionit, me kanalet dhe portalet ku rëndom opinionet shiten si fakte, s’kemi asgjë strategji elektorale për të minuar asnjë hetim, as rektori nuk erdhi për të ngritur flamurin e pafajësisë për 24 personat e vënë në masa sigurie pa gjyq, që të themi cili është i fajshëm dhe cili i pafajshëm.

Asnjë largim tjetër nuk konkurron dot në asnjë formë me këtë parti me këtë maxhorancë qeverisëse për sa i përket luftës për të pasur një drejtësi të drejtë, të pavarur dhe evropiane në këtë vend, po të mos ishte kjo parti, zoti afrim dhe largim nuk do shikonim kurrë hetime VIP në Shqipëri, po të mos ishte kjo parti dhe shumicë qeverisëse, nuk do shikonim kurrë një forcë në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e vet të bëhen eksperimentet e sallës së operacionit të luftës kundër korrupsionit. Por s‘mund të rrimë dot pa folur, tani që Spak dhe GJKKO që i ngritëm dhe i mbështetëm ne që ne i dhamë të gjithë hapësirën të bëjnë punën që bëjnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA