“Nuk ka gjethe me krimb afër meje pa krasitur”/ Rama sugjerime SPAK-ut: Mos u merrni me deklaratat e mia, dhe mos furnizoni miletin me sekrete hetimore

26/02/2025 10:23

“Nuk ka gjethe me miza afër meje që unë të shmang krasitjen”-tha kryeministri Edi Rama sot në mbledhjen me grupin e PS ku u dëgjua rektori i UBT për masat e lëshuara nga SPAK.

Edi Rama: E dini kush e ka nisur hetimin në Universitetin Bujqësor, Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit. Dhe e them këtë për dy arsye. E para se nuk ka degë dhe gjethe afër dhe rreth meje që nëse i ka hyrë miza unë të shmang krasitjen. Përkundrazi, një nga arsyet pse e kam dashur kaq shumë SPAK është të ndihmojë në krasitjen e kësaj peme me instrumentet e drejtësisë. Ka nisur një hetim që ka kaluar te SPAK.

Nuk kam asgjë kundër hetimit, përkundrazi, Të dalin ata që kanë prekur qoftë edhe një euro, ama këto paraburgimet dhe këto noterizimit në Gjykatën Speciale me filozofinë se ne jemi Amerika, këto nuk i pranoj më. Shqiptarët e ndershëm dhe që nuk janë të verbët mendojnë kështu. E kemi parë ne këtë film në kohëra të tjera. Do t’i kthej përgjigje avokatit dhe të gjithë atyre që vënë në pikëpyetje rolin e avokaturës së shtetit. Avokatura e shtetit është e detyruar që të mbrojë republikën e Shqipërisë.

Zonjën e drejtësisë e ngritëm ne, i mungon peshorja dhe i ka sytë jo të mbyllur, por i ka sytë me gjak. Pikërisht pse i ka sytë me gjak. Ne kemi arritur të shikojmë arsyetime gjykatësish që thonë me shkrim, populli kërkon dënim më të madh për X dhe Y sepse populli ka mosbesim.

Ndodh që bufi, zhabat, bretkosat dhe vemjet insektet kërmijtë, këtë shpatën që ja kemi dhënë në dorë kësaj zonjës, e shohin si të vetmen armë për të na luftuar ne dhe për të na goditur e larguar nga detyra. Të vetmen. Si shpjegohet që nga një anë kërkojnë t’i presin kokën dhe nga një anë i çojnë denoncime për ta nxitur të ngrejë shpatën kundër nesh. Dhe zonja i kë katër me gjak. Zonja ndjek mediat se ndjehet se ka një shpatë me të cilën duhet të presë kokat që populli të dojë vetëm zonjën. Këtë drejtësi të kësaj zonjës e kanë bërë jakobinët por këtu në Shqipëri jo. Zonja duhet të mbylli sytë mos të shohin as kush është ky as kush është ai. Të shohin provat dhe të ndajnë shapin nga sheqeri. Kam një sugjerim për prokurorët e SPAK, më vend të merren me deklaratat e mia të bëjnë punën e tyre. Ti dëgjojnë këto si kritika dhe si shqetësime konstruktive. Për ne, për mua dhe PS, SPAK rron 1 mijë vjet dhe nuk i vjen e keqja nga ne. Të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike dhe të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore sikur janë redaksi gazetash protalesh kanalesh dhe të bëjnë punën e tyre. Kur të kapin korrupsion, atë shpatën, ta hapin krahun më gjithë forcën, korrupsion ama. Nuk mund ta pranojmë që SPAK është redaksi lajmesh me gazetarët që tundin dosjet para se ta marrin lajmin vetë ata që janë akuzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA