
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, hodhi pretendime se persona të ndryshëm janë intimiduar teksa janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Duke mos përmendur emra, Rama foli për një grua, nënë e dy fëmijëve, të cilës, sikurse tha, i është presion të pranojë diçka që s’e ka bërë.
“Nuk dua të flas, kam informuar Ministrinë e Drejtësisë për një intimidim tjetër për një rast të rëndë të një nëne me dy fëmijë që i kërkohet të pranojë diçka që s’ka bërë. I thuhet ose prano këtë ose do e hash më keq”.
Kreu i qeverisë kërkoi standarde nga prokurorët e posaçëm.
“Po kostot financiare të gjithë kësaj, a duhet t’i kemi parasysh apo jo? Çfarë po paguajnë shqiptarët për këtë përpjekje. Kur paguan një prokuror më shumë se Presidentin e Republikës, do t’i kërkosh standarde dreqi e mori”, tha ai.
Top Channel