Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III Presidenti Donald Trump tha se disa anëtarë të kabinetit të tij “kanë disa mospajtime” me direktivat e Elon Musk për punonjësit federalë.
“A është dikush i pakënaqur me Elon? Nëse jeni, atëherë ne do u flakim që këtej”. tha Trump, duke shkaktuar duartrokitje nga anëtarët e kabinetit të ulur rreth tryezës.
“Ata kanë shumë respekt për Elon dhe për atë që po bën. Disa kanë mospajtime, por unë do t’ju them që pjesa më e madhe, mendoj se jo vetëm janë të lumtur, por tepër të emocionuar”, shtoi presidenti.
Këto komente vijnë pasi zyrtarëve të kabinetit nuk iu dha një njoftim për e-mailin e famshëm të së shtunës të dërguar nga Zyra e Menaxhimit të Personelit të gjithë punonjësve federalë me kërkesë të Musk, në të cilin shkruhej: “Çfarë bëre javën e kaluar?”
E-maili ngriti pyetje se kush ka autoritetin për të dhënë direktiva për punonjësit nëpër departamente të ndryshme.
Top Channel