Institucionet kontroll nga Kuvendi, komisioni parlamentar “Xhafaj” diskuton dokumentin për ‘Sundimin e ligjit’, ish-ministri: Ata që kanë paragjykime e hamendësime të…

26/02/2025 15:21

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për  mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin” diskutoi  dokumentin analitik për Sundimin e Ligjit.

Kryetari Fatmir Xhafaj pati një mesazh për kritikët e aludimet se po tentohet përmes këtij komisioni, futja e shkopinjve nën rrota të organeve të reja të drejtësisë.

“Kur flas për institucione të pavarura në rastin konkret nuk kam parasysh institucionet e drejtësisë siç paragjykohet të rëndomtë. Shoqëria shteti shqiptar ka një mori institucionesh të pavarura të cilat japin llogari dhe i nënshtrohen kontrollit dhe monitorimit të kuvendit. Shpeshherë edhe keqkuptohemi ose me qëllim shtrembërohemi, deformohemi në të gjithë këtë proces që po bëjmë. Janë të lirë të gjithë ata që kanë paragjykime e hamendësime lidhur me procesin por unë i ftoj  vetëm për një gjë. Duhet të lexojnë dokumentet”, u shpreh Xhafaj.

Ekspertja Aurela Anasatasi u ndal tek prodhimi ligjeve të mira në letër por çalohet në zbatim.

“Kemi nevojë të amendojmë rregulloren e kuvendit. Por unë do të përqendrohesha në zbatimin e ligjeve. Pra mbikëqyrjen expost. Kemi qenë prodhimtarë të mëdhenj të ligjeve por duhet të përqendrohemi në zbatimin e mirë dhe me efektivitet që të shkojë efektiviteti tek qytetari”, u shpreh Anastasi.

Pasi sugjeroi ndryshimin e ligjit për partitë politike duke e cilësuar si tejet të vjetërsuar atë aktual,  zonja Anastasi i kërkoi komisionit që në draftin final të gjej vend edhe roli opozitës.

“Më mungon një fjalë tjetër kyçe si opozita. Nuk e shoh aty. Ndoshta mund ta shikojnë kolegët e tjerë në ato funksionet e tjera apo rregulloret e kuvendit për rolin e forcimit të opozitës. Do të ishte mirë që opozita vetë të ndihmonte në lidhje me këtë sepse është në atë pozicion tani dhe njeh mirë problemet e mund ti parashtrojë”, shtoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA