I dënuar me 8 vite burg në Itali për drogë, 62-vjeçari arrestohet në Fier (Emri)
26/02/2025 09:56
Një 62-vjeçar nga Fieri në kërkim për trafik droge dhe organizatë kriminale nga Italia, i dënuar në mungesë me rreth 9 vite burg është arrestuar në Fier për qëllime ekstradimi nga Policia e Shtetit.
Operacioni për arrestimin e Alban Dautit u finalizua nga Forcat e Posaçme Operacionale.
Autoritetet gjyqësore në Milano rezulton se e kanë dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
“Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, sqaron policia.
Top Channel