
Edhe pse u mendua se mes intensitetit të çështjes së Ukrainës këto ditë, Donald Trump mund ta kishte spostuar vëmendjen nga propozimi i tij shumëpolemizues për Gazën, presidenti amerikan tregoi se nuk është ky rasti.
Ai publikoi në rrjetin e tij Truth Social një video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në të cilën ofrohet një pamje e asaj sesi mund të duket projekti i i tij “Riviera e Lindjes së Mesme” për rindërtimin e Rripit të Gazës kur lufta midis Izraelit dhe Hamasit të ketë përfunduar.
“Gaza 2025: Çfarë vjen më pas?”, ka shkruar ai në krah të videos 35 sekondëshe, që tregon një vendpushimi ekzotik, me hotele të bukura të ngritura mbi rrënoja e fëmijë dhe të rritur që luajnë e vrapojnë në harmoni të plotë me abjentin idilik. Videoja, e cila duket se është krijuar duke përdorur AI, tregon Elon Musk duke shijuar plazhin dhe muzikën, ndërsa u hedh para para vizitorëve, ndërsa ka dhe një moment të cuditëshme me, një grup kërcimtarësh me barkun jashtë, me mjekër, flokë të gjatë dhe tipare femërore që performojnë në rërë.
Sipas planit të Trump, i cili ka bërë thirrje për vendosjen e Gazës nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara pas mbylljes së konfliktit Izrael-Hamas, më shumë se 2 milionë palestinezë do të do të vendoseshin në komunitete të tjera në rajon, shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne.
Top Channel