
Kryeministri Edi Rama theksoi në mbledhjen e Grupit të PS se institucionet e drejtësisë duhet të punojnë sipas parimeve, evropiane dhe jo ruse.
Pavarësia është vetëm njëri nga kushtet, theksoi Rama, ndërsa përmendi edhe profesionalizmin që duhet t’i karakterizojë gjykatat dhe prokuroritë.
Rama: Po të mos ishte kjo parti dhe shumicë qeverisëse, nuk do shikonim kurrë një forcë në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e vet të bëhen eksperimentet e sallës së operacionit të luftës kundër korrupsionit. Por s‘mund të rrimë dot pa folur, tani që Spak dhe GJKKO që i ngritëm dhe i mbështetëm ne që ne i dhamë të gjithë hapësirën të bëjnë punën që bëjnë, por duhet drejtësi evropiane, jo drejtësi ruse, pavarësia është vetëm njëri nga kushtet dhe profesionalizmi dhe standardet e panegocionueshme, nuk dua që teksa ne po negociojmë me BE të çohet një holandez dhe të thotë nuk kemi më asnjë dyshim që Shqipëria e ka vullnetin për të luftuar korrupsionin por s’ka gjykata dhe prokurori që respekton standartet demokratike dhe që njeh evropianisht që prezumimin e pafajësisë.
Top Channel