Arrestimet te Universiteti Bujqësor/ Rama: Kush ka abuzuar do përgjigjet, por mos të bllokohet puna! Çfarë do mendojnë partnerët…

26/02/2025 09:29

24 masat e sigurisë të caktuara për punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, kryeministri Edi Rama i quan të nxituara.

Nëse ka pasur abuzime, duhet të përgjigjen deri në fund, por nuk ka arsye për të bllokuar punën, u shpreh Rama.

Unë jam siguruar që së pari nuk jeni një person në hetim. Nuk mund të japim hapësirë dhe nuk mund të bëjmë dëgjesa me persona në hetim. Së dyti është mirë ta dinë të gjithë se ju para se të kandidonit i keni drejtuar SPAK me një letër dhe përgjigja ishte që mund të kandidosh. Lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet. Pa dyshim që gjëja e parë që mua më ka shkuar në mend kur kam marrë këtë lajm, është çfarë do të mendojnë partnerët austriak kur ta dëgjojnë. 24 veta masë sigurie, një numër marramendës për një çështje që ka dy a tre vjet dhe që s’ka asnjë lloj flagrance dhe arsye për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lart.

Aq më tepër që bëhet fjalë për fonde të kërkimit shkencor. Nëse ka pasur abuzime, duhet të përgjigjen deri në fund. Por 24 veta masë sigurie, është e mjaftueshme sa i përket konkretisht çfarë tha rektori dhe gjithë shqetësimi është për të dhënë një mesazh për prindërit, studentët dhe partnerët. Nuk ka arsye për të bllokuar punën. Rektorin e kemi pak demokrat është mirë ta lëmë të vazhdojë punën“.

Që shumica qeverisëse është e vetmja garantuese e reformës në drejtësi, është një e vërtetë që s’e luan topi, pretendoi Rama.

“Do doja të ndaja disa gjëra se shoh një përpjekje të madhe për të errësuar një të vërtetë që nuk duhet ta luajë topi. Kjo parti dhe shumicë qeverisëse, jemi të vetmit garant të reformës në drejtësi. Kur unë kam bërë me dije këtë dëgjesë ka pasur një sërë reagimesh dhe kam dy reagime që i kam këtu me vete. Njëri është i Afrim Krasniqit nga shoqëria civile i cili akuzon për shkelje kushtetuese dhe lidhore si akt politik këtë takim publik. E konsideron akt minus ndaj drejtësisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA