
Stacioni Ajror Detar i SHBA-së në Siçili, u izolua për më shumë se dy orë për shkak të një makine të dyshimtë pranë njërës prej hyrjeve.
Sipas raporteve të mëvonshme, izolimi u shkaktua nga prania e një makine të dyshimtë, ku dyshohej se ishte vendosur eksploziv. Pas kontrolleve nga Karabinierët dhe ekspertët e deponimit të bombave të Marinës së SHBA, çdo gjë u normalizua, shkruan tgcom24.
Kontrolle të mëtejshme janë kryer në të gjithë perimetrin e bazës e cila është nën komandën e Forcave Ajrore Italiane.
Stacioni Ajror Detar Sigonella, i koduar NAS2, është një nga katër strukturat që përbëjnë bazën siciliane. NAS Sigonella operohet bashkërisht nga Marina e SHBA-së dhe Forca Ajrore Italiane dhe është një qendër kryesore logjistike si për ushtrinë amerikane ashtu edhe për NATO-n. Misionet e vëzhgimit, zbulimit, furnizimit dhe transportit të mallrave menaxhohen dhe mbështeten nga Sigonella.
Baza përdoret gjithashtu nga Flota e Gjashtë e SHBA-së dhe kështu luan një rol strategjik për operacionet ushtarake amerikane në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Marina e SHBA-së, Trupat e Marinës, Ushtria dhe Forcat Ajrore janë stacionuar atje, si dhe personeli ushtarak italian.
Top Channel