Aksident i rëndë në rrugët e Athinës, makina ngre në “ajër” drejtuesin e motorit

26/02/2025 12:28

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Karolou të Athinës.

Në pamjet e siguruar ekskluzivisht nga Top Channel duket momenti që një autoveturë kalon semaforin me të kuq dhe në vazhdim godet një motoçikletë që udhëton me semafor jeshil me drejtim qendrës së Athinës.

Në pamjet ekskluzive dallohet qartë përplasja e dhunshme e drejtueses së motorit me bordurën e rrugës, kokorja që duket se i shpëtoi jetën nga goditja e kokës në trotuar dhe në vazhdim trupi i saj kalon vetëm disa milimetra larg dy kolonave për të ndaluar 10 metra larg vendit të goditjes.

Menjëherë në zonë mbërriti policia dhe ambulanca. I plagosuri u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA